A do të shfuqizohet Bordi i Transparencës? Ja si përgjigjet ministrja Ibrahimaj

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj u pyet lidhur me Bordin e Karburanteve, nëse do të merret apo jo vendimi për ta shfuqizuar.

Ibrahimaj tha se pritet të zhvillohet një seancë e dytë lidhur me këtë çështje, dhe më pas do të operohet në bazë të vendimit. Më tej shtoi se ndërhyrja e qeverisë ka qenë e domosdoshme sipas saj për të ndaluar abuzimet.

“Bordi është duke u diskutuar në Gjykatën Kushtetuese. Ka pasur një seancë, pritet një seancë e dytë. I qëndroj asaj që kam përsëritur se ndërveprimi i qeverisë në përcaktimin e çmimeve të karburanteve ishte e detyruar nga kushtet ku ndodheshim. Shifrat tregojnë se ndërhyrja jonë ka qenë efektive në ndërhyrjen e çmimit final që konsumatori paguan”, tha Ibrahimaj.

Bordi i Transparencës u krijua në mars të vitit të kaluar, pas nisjes së luftës në Ukrainë, që shkaktoi rritje të menjëhershme të naftës. Çmimet që ka vendosur Bordi janë diskutuar shpesh. Opozita dhe madje ekspertët, i kanë cilësuar abuzive disa vendime, ku çmime nuk përputhej me atë në bursë.

Ndërkohë, muajin e kaluar, Gjykata Kushtetuese me kërkesë të grupit parlamentar të PD-së, ka shfuqizuar Bordin e kontrollit të çmimeve.

Gjykata njoftoi se aktet normative nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës dhe për këtë arsye u vendos shfuqizim i ligjit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *