Partia Socialiste ka sot përvjetorin e saj të 30-të. Në këtë ditë të veçantë për PS-në, nuk mund të mungonte urimi nga kreu i saj, kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ shkruan se do të vazhdojnë përpjekjet që Partia Socialiste të bëhet më e mirë për të gjithë.
“Mirëmëngjes dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë“, shkruan Rama, teksa urimin e shoqëron më një foto trëndafili.
Kujtojmë se pasditen e sotme do të mblidhet Kongresin i PS-së në stadiumin “Air Albania”, ku në fokus do të jetë riorganizimi i strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet e reja.
/Priza.al/