Weller: Mospërmendja e termit “Asociacion” në Marrëveshjen Bazë, shans për Kosovën

Kosova duhet të evitojë qasjen kundërshtuese pa ofruar alternativa konstruktive në takimin e Ohrit, pasi kjo mund ta penalizojë, ka thënë profesori i Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Cambridgeit, Marc Weller. Ai në një analizë ekskluzive për mediat kosovare ai ka thënë se mospërmendja e termit “Asociacion” në tekstin e Marrëveshjes bazë, ia jep shansin Kosovës që të dalë me vizionin e vet për zbatimin e Marrëveshjes së 2013-s

Mospërmendja e termit “Asociacion” në Marrëveshjen Bazë, i jep shansin Kosovës që të dalë me vizionin e vet për zbatimin e kësaj marrëveshje, ka thënë profesori i Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Cambridget, Marc Weller.

Në një analizë ekskluzive për KOHËN, Weller ka thënë se Kosova duhet të evitojë qasjen kundërshtuese pa ofruar alternativa konstruktive në takimin e nivelit të lartë që do të mbahet në Ohër, pasi kjo do të kishte kundërefekt.

“Nuk e përmend fare termin Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe, madje me asnjë fjalë. Tash kjo pasqyrohet formalisht në ndryshimin në nenin 7 nga “vetëqeverisje” thjesht në “vetëmenaxhim” Për më tepër, neni 7 e bën shprehimisht të qartë se mandati i mekanizmit për bashkëpunimin përqendrohet te koordinimi i ofrimit të shërbimeve nga komunat. Nuk është trup me mandat më të gjerë politik”, ka shkruar Weller.

Insistimin e Serbisë për krijimin e një njësie territoriale, sipas Wellerit, ekzekutivi kosovar mund ta shmangte nëse do ta zbatonte marrëveshjen menjëherë pas vitit 2015, sipas vendimit të Kushtetueses.

“Ajo që Kosova është dashur të bënte vetë pas 2015-s – është ta zbatonte Asociacionin/Bashkësinë sipas vizionit të vet dhe në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ashtu që të shmangte dimensionin shumë të theksuar territorial —që tash ka ardhur në qendër të një procesi ndërkombëtar ku shumëçka është në lojë”, ka shkruar Weller.

Profesori universitar ka thënë se çfarëdo pajtimi që mund të arrihet në takimin në Ohër, duhet të përcillet zbatueshmëria e tij, e të mbahen përgjegjëse të dy shtetet, e jo vetëm Kosova.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *