“O ma, po më vrasin”/ 33-vjeçari shqiptar me plagë të shumta dhune nga policët grekë, flet mes lotësh motra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i burgosur shqiptar është dhunuar barbarisht nga 4 efektivë policie.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 33-vjeçari shqiptar, i dënuar për drogë, po transferohej nga burgu i Selanikut në Athinë.

“Mega” ka publikuar foto që dëshmojnë dhunën barbare ndaj tij, ndërsa mes lotësh ka folur motra e tij. Ajo tha se vëllain e kanë dhunuar brenda në makinë teksa transferohej, por dhe në momentin që e kanë zbritur, para syve të prindërve të tij.

“O ma më shpëto se po më vrasin”, këto ishin fjalët e tij thotë e motra.

Po ashtu sipas mediave greke, thuhet se babi i shqiptarit ka deklaruar se një efektiv policie i ka thënë se “djalin do ta marrësh në arkivol”.

“I kishin vënë një helmetë në kokë, në makinë ia hoqën dhe e rrahën dhe aty para se ta dorëzonin. Ai është rrahur në sy të prindërve të tij që kishin shkuar për vizitë dhe disa i thanë babait “do ta merrni fëmijën tuaj me arkivol”, tha motra e tij.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *