Në kuadër të festimeve për Ditën e Verës, një sërë aktivitetesh janë organizuar në Tiranë dhe në Elbasan.
Rreth 100 aktivitete pritet të mbahen gjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa festa do të kulmojë me një koncert në sheshin ‘Skëndërbej’ ku në orën 13:00 do të performojë këngëtarja shqiptare Enisa. Ndërsa mbrëmja do të mbyllet me një “Street party”në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqja më e madhe e dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial.
Ndërsa Bashkia Elbasan, ka organizuar një sërë aktivitetesh, ndërsa festimet kanë nisur që ditën e djeshme.
Aktivitetet në Elbasan:
Parada e Karnavaleve, Bulevardi “Aqif Pasha” ora 09.00
Koncert për fëmijë “Mirëseerdhe pranverë” Sheshi “Gensher” ora 10.00
Panairi i Zejeve, Lulishtja “Aqif Pasha” ora 10.00 – 20.00
Ekspozitë: “Elbasani nën penel”, Sheshi “Kozma Naska”, ora 10.00 – 12.00
Arena e Sportit, Stadiumi “Elbasan Arena” ora 11.00 – 12.30
Koncert festiv: Diell n’Elbasan”, Sheshi “Gensher” ora 11.00 – 12.30