Shantazhoi dy adoleshente me foto dhe video intime, arrestohet 27-vjeçari në Mallakastër (Emri)

Një 27-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme pasi akuzohet se ka shantazhuar për t’i marrë para dy të mitura 15 dhe 17 vjeçe.

Uniformat blu bëjnë me dije se Mario Rrançi i kërcënonte adoleshentet se do t’i publikonte foto dhe video intime në rast se nuk i jepnin para. Dy të miturat kanë kallëzuar të riun dhe policia e ka arrestuar nën akuzën e kanosjes për dhënie pasurie.

Njoftimi i Policisë:

Mallakastër Shantazhoi 2 adoleshente, për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, menjëherë pas kallëzimit të 2 shtetaseve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *