Francë, kaos mbeturinash në Paris, mbi 5 mijë tonë plehra në rrugë

 

Ka një krizë mbetjesh në Paris . Greva e grumbulluesve të plehrave kundër reformës së pensioneve të Emmanuel Macron ka mbushur rrugët me mbeturina: në kryeqytetin francez do të kishte 5600 ton plehra të pambledhura . Protesta e punonjësve të kanalizimeve kundër vendimit të qeverisë për rritjen graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç ka arritur në të tetën ditë radhazi.

Tre inceneratorë në periferi të kryeqytetit, Ivry-sur-Seine, Issy-les-Moulineaux dhe Saint-Ouen, do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri të mërkurën. “Ajo që do t’i japë fund grevës është që Macron të tërheqë reformën e tij. Nëse po, Parisi do të jetë përsëri i pastër shumë shpejt,” tha Règis Vieceli, sekretar i përgjithshëm i degës së sindikatave CGT-FTDNEEA, cituar nga gazeta Le Parisien. E njëjta CGT kujton se mbledhësit e plehrave mund të dalin në pension në moshën 57 vjeç. Një moshë që do të rritej në 59 vjeç në rast të miratimit përfundimtar të reformës së kontestuar të pensioneve.

 

<br />

Sërish sipas Le Parisien, mobilizimi do të zgjasë edhe disa ditë. “Prioriteti ynë kryesor është çështja e shëndetit publik”, tha Colombe Brosse, këshilltari përgjegjës për pastrimin e rrugëve. “Ne kemi bërë shumicën e përpjekjeve tona për të mbajtur tregjet e ushqimit të pastër në të gjitha lagjet,” shtoi Brosse. Shumë specialistë tashmë kanë dhënë alarmin për rrezikun e përhapjes së minjve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *