I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se nëse nuk ka Asociacion të komunave serbe, nuk do të ketë as marrëveshje.
Ai në një intervistë për RTS-në ka thënë se propozimi i BE-së flet për normalizim, jo për ndonjë lloj të kapitullimit.
Lajçaku ka përsëritur disa herë se Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet dhe ka theksuar se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.
Das Auto der Zukunft gibt es schon. Bei…Mit SPOTICAR bieten wir Ihnen eine breite Palette sorgfältig geprüfter und…>
Ai ka thënë se nga kjo marrëveshje nuk do të ketë një humbës dhe një fitues.
“Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, theksoi Lajçak.
Lajçaku ka qëndruar edhe në Kosovë ku është takuar me krerët e institucioneve.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Planit evropian për normalizim raportesh. Diskutimet janë duke u bërë në kuadër të planit implementues. Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditëve të fundit ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar për implementimin e këtij plani. Krerët e dy shteteve takohen më 18 mars në Ohër.