Një aksident ka ndodhur ditën e sotme ku një minator është plagosur në Bulqizë.
Për pasojë ka mbetur i lënduar 50 vjeçari Shkëlqim Kala, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se ai është dërguar në spitalin e Bulqizës pasi ka marrë lëndime në këmbë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.