Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu njoftojnë se në pranga kanë rënë një 20-vjeçar pasi ka vjedhur një sasi nafte në një subjekt privat, një 42-vjeçar pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe një 37 vjeçar pasi ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë Rrugore, për vendosjen e një gjobe.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka vjedhur një sasi nafte në një subjekt privat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë Rrugore, për vendosjen e një mase administrative.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.