Festimet për Ditën e Verës tashmë kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme, teksa sot shënon data 14 dhe qindra qytetarë janë dyndyr drejt qytetit të Elbasanit për të festuar.
Kjo situatë ka bërë që të krijohet trafik dhe rradhë e gjatë automjetsh të cilat presin për tu futur në qytet, ndonëse është akoma mesditë.
Kujtojmë që ditën e sotme në kuadër të festimeve të Ditës së Verës, në Elbasan ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjithashtu prezent në qytetin e Elbasanit në panair ishte edhe kreu i PD, Sali Berisha.