Marina Kolumbiane ka zbuluar një nëndetëse “fantazmë”, brenda së cilës u gjetën dy trupa të pajetë si dhe dy të mbijetuar në gjendje jo të mirë shëndetësore. Gjithashtu u zbuluan dhe kokainë me një vlerë më shumë se 87.7 milionë dollarë.
Në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtës Kombëtare të Kolumbisë u shpreh se ka pasur një aksident brenda nëndetëses për shkak të gjenerimit të gazrave toksikë nga karburanti.
Zyrtarët vlerësuan se kishte më shumë se 2.6 tonë kokainë në nëndetësen 49 metra të gjatë q u gjet duke lundruar në Oqeanin Paqësor.
Hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për origjinën e kokainës.