Sipas Celibashit, të dy palët kanë pasur mungesë në dokumentacionit, ndërkohë që vendimin mund ta ankimojnë në KAS brenda 3 ditësh.
Në arsyetimin e tij, Celibashi ka vlerësua se kërkesa e palës së Berishës nuk qëndron pasi sipas vendimit të gjykatës është Lulzim Basha ai që rezulton ende si kryetari i Partisë Demokratike.
Ndërkohë që kërkesa e grupit të Alibeajt u rrëzua nga Komisioneri pasi ajo nuk ishte nënshkruar nga kryetari Basha, por nga i deleguari i tij në këtë post, gjë që sipas Celibashit nuk është e ligjshme
Celibashi: “Nga ju u pretendua se është fakt i njohur se Basha ka dhënë dorëheqjen dhe s’mund të nënshkruajë. Vjen në kontradiktë me veprimet nga ana juaj, në vlerësimin tim nuk ka bazë ligjore.
Kur është rasti të legjitimojë ty z. Sefa si përfaqësues Basha është kryetar. Kur ju kërkohet që deri sa është kryetar, duhet të përmbushë detyrimet që i ngarkon Kodi ju sillni në vëmendje pretendimin se ka dhënë dorëheqjen.
Në këtë rast duhet që organet e partisë të depozitojnë në gjykatë njoftimet përkatëse, vendimet e mundshme të organeve përkatëse, duhet të depozitohen në regjistrin e partive. Kështu edhe në rastin konkret Basha ka dhënë dorëheqjen prej 2022, prej Bashës nuk ka asnjë dokument në lidhje me administrimin e dorëheqjes së tij. Duhet ta kishit depozituar dorëheqjen në gjykatë.
Organet e tjera drejtuese, kanë pasur rreth një vit kohë për të bërë depozitimet e akteve në regjistrimin e partive, vetëm kështu kushdo tjetër kishte kompetencat e kreut të PD edhe pa qenë kryetar. Në kushtet kur nuk është bërë depozitimi I dorëheqjes, atëherë Alibeaj si nënkryetar mund të pranohet se I ushtron disa kompetenca, por jo të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë e kryetarit. Ndaj në kushtet kur deklarata nuk është sipas ligjit. Kërkesa e PD për t’u regjistruar nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet.”