Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e KQZ-së për të mos regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje. Ai është shprehur i bindur, në një intervistë televizive, se partia që drejton do të shkojë në zgjedhjet lokale në koalicion me PD-në.
“Nuk kam asnjë koment sepse isha në një takim dhe po prisja të lidhemi bashkë. Nuk kam asnjë interes për këtë ccështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këte sistem monist. Janë katër vite të humbura.
Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh” – u shpreh Meta.