LZHK-ja kërkon në KQZ ndryshimin e emrit; ja vendimi i Celibashit

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Fabian Topallaj, kishte paraqitur ditën e sotme një kërkesë në KQZ për ndryshimin e emrit të partisë.Emri i ri do të ishte Lëvizja Progresiste për Zhvillim Kombëtar.

Në lidhje me këtë kërkesë, kreu i KQZ, Celibashi është shprehur se partia do të regjistrohet në zgjedhje me të dhënat që janë në dokumentacionin e regjistrit të Gjykatës së Tiranës, pra ndryshimi i emrit është i pamundur.

“Emri i Partisë dhe të dhënat e tjera do të jenë ato sipas dokumentacionit të regjistrit të Gjykatës së Tiranës”, është shprehur Celibashi.

Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është deputeti Dashamir Shehi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *