MSH: Ja sa raste të reja me Covid-19 janë shënuar 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend. Nga 362 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 26 qytetarë:14 në Tiranë, 6 në Dimal, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Patos, Himarë.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit, ndërsa  janë shëruar 9 pacientë.

185 qytetarë janë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, teksa aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.

9 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,904 që nga fillimi i epidemisë.

Sakaq, vaksinimi anticovid dhe i gripit po kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *