Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidaturën e Zef Hilës për bashkinë e Vaut të Dejës më 14 maj. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet, Edi Rama shpalli me rreth të kuq si zona armiqësore të gjithë veriun e vendit duke ndjekur shembullin e Enver Hoxhës dhe klikës së tij.
“Shqipëria sot përjeton krizën e saj më të thellë dhe rrokullisjen e saj më të madhe. Qytetarët shqiptarë sot përballen çdo ditë me varfërinë në rritje. Përballen me pasigurinë në rritje. Me zhgënjim dhe dëshpërim. Kjo është e vërtetë në mbarë Shqipërinë por është dy herë më e vërtetë në zonat e veriut të cilat Edi Rama sapo mori pushtetin i shpalli ato me rreth të kuq, zona armiqësore ashtu si Enver Hoxha dhe klika e tij” – deklaroi Berisha.