Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me të rinj që kanë aplikuar në programin ‘Gati për Shqipërinë’. Kreu i qeverisë shprehet i frymëzuar dhe i kënaqur nga ky sesion i dytë bashkëbisedimesh online.
“Faleminderit shumë që jeni këtu, ky është sesioni i dytë i bashkëbisedimeve që ne po bëjmë me të gjithë ata që kanë shprehur interes për t’u përfshirë në këtë nismë”, iu tha Rama aplikantëve.
“GATIPËRSHQIPËRINË?? – Sesioni i Dytë
Kënaqësi dhe frymëzim bashkëbisedimi me aplikantët e shumtë plot talent dhe seriozitet për nismën #GatiPërShqipërinë??
Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta?
Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën [email protected]
#ShqipëriaeArdhmjaJonë☀️
#SkaKohëPërPushim??♂”, shkruan Rama.