Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së

Këtë të mërkurë, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, do të mblidhet në orën 18:00, mbledhja do të zhvillohet tek Kryesia e Kuvendit.

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së kësaj mbledhjeje, por mendohet të ketë lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për t’u regjistruar në zgjedhje si subjekt zgjedhor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *