Olsi Dado komandohet përkohësisht si prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK. Dado bëhet prokurori i 18 që i bashkohet kësaj strukture hetimore.
Dado ka lënë detyrën e drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Ekstradimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Me kërkesë të Altin Dumanit tashmë komandohet nga KLP në prokurorinë SPAK.
Dado e nisi karrierën si prokuror i thjeshtë në Pogradec. Më pas është transferuar nga ish-kryeprokurorja Ina Rama në Tiranë.