Berisha: Kandidatët për kryebashkiakë do jenë nga “Primaret”

Pasi KQZ vendosi që të mos regjistrojë Sali Berishën si subjekt politik për zgjedhjet e 14 majit, është vendosur që sot të dorëzohet në KQZ koalicioni i opozitës.

Mësohet se në këtë koalicion do të marrin pjesë partitë, PL, PBDNj, PDK, ndërsa ka bisedime të hapura me Ballin Kombëtar Demokrat.

Po ashtu bëhet e ditur se kandidatët e këtij koalicioni për kryetar bashkie, do të jenë ata të dalë nga Primaret, ndërsa listë të përbashkët do te ketë edhe për keshillat bashkiakë.

Ndërkohë sot Nard Ndoka deklaroi se emri i koalicionit me të cilin do të futet PD e Berishës dhe partitë e tjera në zgjedhjet lokale të 14 majit, me shumë mundësi do të jetë si ajo e 6 marsit, “Shtëpia e Lirisë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *