Mafia shqiptare dyshohet se financoi fushatën e presidentit të Ekuadorit

 

Dy ditë më parë, mediat ekuadoriane (La Posta) publikuan dy audio-incizime me dy persona të identifikuar si Mauro Vargas dhe Giovanni Ponce, të dy gjeneralë nga komanda e lartë e policisë. Ata dyshohet se flisnin për nevojën e fshehjes së raportit të referuar të policisë për lidhjet e dyshuara të Qeverisë me trafikun e drogës, vetëm e vetëm për të mos prekur presidentin Guillermo Lasso, shkruan teleSUR.

Kur bëhet fjalë për lidhjet e Qeverisë ekuadoriane me trafikun e drogës, implikohet edhe mafia e fuqishme shqiptare që zhvillon aktivitetin në Ekuador. Thuhet se mafia shqiptare ia ka financuar fushatën presidentit Lasso në vitin 2021 me 1 milion e gjysmë dollarë.

Audio-incizimet kanë zbuluar se i përfshirë në këtë histori është edhe Danilo Carrera, kunati i presidentit të Ekuadorit, Lasso. Carrera akuzohet si kreu i një rrjeti përgjegjës për shitjen e pozicioneve dhe kontratave në kompanitë publike. Pikërisht, dyshohet se nga tenderët publikë u tentua shpëlarja e parave në bashkëpunim me mafinë shqiptare e të tjerë.

Të martën [dje], presidenti Lasso urdhëroi që kunati i tij të hetohet. Por kryetarja e komisionit legjislativ që hetoi këto fakte, Viviana Veloz, ka thënë se presidenti Lasso e dinte këtë raport të policisë dhe nuk bëri asgjë për të.

Lasso është informuar edhe për një raport të Sekretariatit Kundër Korrupsionit për indikacione për korrupsion në qeveri, por ka urdhëruar që të mos bëhet publik.

Raporti përfundimtar i komisionit legjislativ rekomandoi shkarkimin e Lassos pasi thonë se ka bërë krime kundër administratës publike dhe sigurisë së shtetit.

Lasso është një president i përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur u zgjodh dy vjet më parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *