Lufta në Ukrainë/ Siria haptazi në mbështetje të Rusisë

Presidenti sirian Bashar al-Assad shprehu mbështetjen e tij për Rusinë në luftën në Ukrainë. Ditën e sotme ai zhvilloi një takim me homologun e tij rus, presidentin Vladimir Putin në Kremlin.

Assad u shpreh se Rusia po luftonte kundër neo-nazistëve dhe “nazistëve të vjetër”, të cilët Perëndimi i kishte marrë dhe po i mbështeste.

Perëndimi sakaq shprehet se akuzat ruse se Ukraina është bërë një vatër e nazizmit dhe “rusofobisë” janë pretekst të pabaza për luftë.

Bisedimet midis dy liderëve pritej të përqëndroheshin në rindërtimin e Sirisë pas një kryengritjeje 12-vjeçare të shndërruar në luftë civile dhe përmirësimin e lidhjeve të vendeve me Turqinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *