Itali/ Pranga 36-vjeçarit shqiptar, i sekuestrohen 17 kg drogë dhe rreth 53 mijë euro

Autoritetet italiane kanë zbatuar sot një urdhër arrest në emër të një 36-vjeçari shqiptar, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Mediat vendase raportojnë se në kontrollin e kryer në shtëpinë e 36-vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 53 mijë euro, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, përkatësisht 2.2 kilogramë heroinë, më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5.8 kilogramë hashash, 6.7 kilogramë marijuanë.

Gjithashtu janë sekuestruar 1 makinë dhe telefona inteligjentë e karta SIM përkatëse të përdorura për tregtimin e drogës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *