Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka shprehur kritika ndaj reformës në drejtësi. Gjatë një takimi me demokratët e Mirditës, Topalli solli në vëmendje zhvillimet e fundit ku një nënë me fëmijën 8 ditësh u fut në burg se nuk ka paguar gjobat si dhe atentatin mafioz në “Don Bosko.
Duke u nisur nga këto zhvillime, Topalli tha se reforma në drejtësi nuk mund të konsiderohet e suksesshme.
Topalli: Dramat e këtij vendi, nuk i ndahen. Dje kam lexuar në media që flisnin për një nënë që sapo kishte lindur fëmijën dhe e kishin çuar në burg se nuk kishte paguar gjobat e para dy viteve. Në cilin vend, ku flitet minimalisht me minimumin e të drejtave të njeriut, mund të futet një nënë me foshnje 8 ditësh në burg? Për cilën reformë të drejtësisë po flasin këto? A nuk është që atë gjykatësen që ka fut në burg nënën, për ta fut atë në burg dhe për të liruar nënën për të ushqyer fëmijën e saj. A ndodh në një vend që të mos reagohet kur futet në burg një nënë me fëmijën 8 ditësh?
Para tre ditësh, vdiq gjyshja me mbesën 10-vjeçare në luftë midis bandave. Futën në burg nënën me fëmijën 8 ditësh sepse ishte e rrezikshme, ndërsa atë që ishte me arrest shtëpie dhe që kërkohej, lëvizte nga Shqipëria sikur s’kishte ndodhur asgjë. Dhe thonë që reforma e drejtësisë është një sukses? Nëse ne e themi, ne gënjejmë veten tonë. Është momenti të themi disa të vërteta të mëdha. Është momenti kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Kur ka ndodhur në 3 dekada që një vendim gjyqësor të caktojë kryetarin e një force politike? Përveç kësaj radhe. Kur ndodh që një kryetar që ka dhënë dorëheqje, me vendim gjykate të na dalë sikur është ende kryetar?
Kur ndodh që të pengohet PD-ja të pengohet për regjistrimin në zgjedhje? Pushtetit nuk i duhet një forcë konkurruese. Kur ka ndodhur që buxheti të kishte një borxh 100%. Kur ka ndodhur që të jepen PPP-të pa asnjë zbatim ligji. Kur ka ndodhur që 10 vite rresht, që indeksimi të mos ndodhë në pensioned he pagat e shqiptarëve. Ndodh në një vend ku në 10 vite opozita drejtohej nga një person i marrë peng.