Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në takim grupin parlamentar të Partisë Socialiste në kuadër të organizimit për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Burimet për mediat bëjnë me dije se Rama i ka dhënë direktiva deputetëve përsa i përket angazhimit dhe organizimit të degëve të PS-së në të gjithë qytetet e vendit.
Rama i ka kërkuar deputetëve angazhim maksimal në zonat e tyre. Gjithashtu kreu i qeverisë ia ka thënë deputetëve gjatë mbledhjes se do të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet në zonën e tyre.
Ndërsa ditën e nesërme (16 mars), Rama do të zhvillojë mbledhje me Kryesinë e Partisë Socialiste.