“Aleanca Liberale e Djathtë” Një tjetër koalicion opozitar kërkon regjistrimin në KQZ

Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë” mes Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat do të jetë bashkimi i dytë i forcave politike opozitare në vend. Koalicioni tjetër opozitar ishte ai mes Partisë Demokratike të Sali Berishës, Partisë së Lirisë, PBDNJ dhe PDK.

Në dokumentin e dorëzuar në KQZ, lista për anëtarët e Këshillave Bashkiakë do të firmoset nga kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi. Kjo forcë politike do të jetë gjithashtu edhe drejtuesja e këtij koalicioni për zgjedhjet vendore.

Partitë e mësipërme zotërojnë në Kuvend tre mandate të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *