Mbledhja e grupit parlamentar të PS/ Zbardhen ‘porositë’ e Ramës për Vlorën

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të  grupit parlamentar të Partisë Socialiste mësohet se kryeminstri Rama ka dhënë porosi të qarta për secilin deputet lidhur me zgjedhjet e 14 majit.

“Secili deputet do të mbajë përgjegjësi për zonën e tij, për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 14 majit” –  mësohet të ketë thënë Rama.

Kryesocialisti gjithashtu e ka bërë të qartë edhe një tjetër fakt.

“Asnjë deputet mos të kërkojë për kandidat për kryetar, sidomos këta të Vlorës që kanë dy vjet deputet” – ka thënë ai duke shtuar se me Vlorën do të merret vet personalisht.

Pas mbledhjes me grupin parlamentar, Rama do të mbledhë ditën e nesërme në orën 17:00 Kryesinë e PS.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *