Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë, i cili raportohet se është finalizuar pasditen e sotme me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Së bashku me kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Allën janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë, ku dyshohet se ka pasur shkelje dhe korrupsion.
Dyshohet se bashkia e Bulqizës ka firmosur dy tendera mbi 200 mijë euro për asflatime rrugësh. Komisioni i ofertave ka skualifikuar ofertat më të mira dhe kanë favorizuar një tjetër që nuk i përmbushte kriteret.
Hetimet lidhur me këtë çështje kanë zgjatur të paktën 6 muaj.