Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi/ Gjeloshaj: Shqiptarët do të votojnë vetëm për partitë kombëtare

Kryetari i zgjedhur i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj tha se “shqiptarët e dinë mirë sesi të votojnë, duke e patur të qartë se përfaqësohen vetëm nga partitë kombëtare”.

Gjeloshaj tha se Forumi Shqiptar do të vazhdojë të përfaqësojë shqiptarët në Mal të Zi dhe se do të bashkëpunojë në mënyrë të përhershme me strukturat politike partnere të BE-së, SHBA-së dhe aleancës së NATO-s, si dhe për marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe Kosovën.

“Duke votuar dhe mbështetur partitë me shumicë shqiptare, ne shprehëm qëndrimin se shqiptarët përfaqësohen vetëm përmes partive kombëtare. Besojmë se edhe në zgjedhjet presidenciale, pa presion dhe tutorë se si të veprojnë, ata do ta dinë se si të votojnë”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kreu i partisë, Gjeloshaj.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen në 19 mars, ku kandidat është edhe presidenti aktual, Milo Gjukanoviç i cili pavarësisht se e paralajmëroi tërheqjen nga politika, shpalli kandidaturën e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *