4-vjeçarja e cila u gjet e vetme te Liqeni Artificial në Tiranë, tanimë është bashkuar me familjarët e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thotë se në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë për vajzën 4-vjeçare, ju informojmë se:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet.a