Kanë kaluar vetëm 2 ditë nga festimet për Ditën e Verës, teksa në qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore gjatë natës.
Bëhet me dije se temperaturat kanë mbërritur në vlerat -2 gradë deri në 1 gradë celcius.
Në rrugën e Dardhës, trashësia ka mbërritur nga 5-10 cm ndërsa në segmentin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korcë-Ersekë, reshjet kanë arritur nga 3-7 cm.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë. Moti është i vrenjtur me parashikime për reshje shiu.
Sakaq, në rrugën Korçë-Voskopojë ka pasur reshje shiu dhe dëborë e shkrirë. Është punuar me mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.