Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, ka mbërritur në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Borrell ka ndarë një foto nga sheshi Skënderbej, ku krahas saj shkruan se është shumë i gëzuar që ka nisur ditën në Tiranë.
“Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin Edi Rama, historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme”, shkruan Borrell.
Glad to start my day in Tirana where we will hold the Stabilisation & Association Council with PM @ediramaal – historically for the 1st time in Albania. This reflects clear commitment to Albania’s EU accession and appreciation for its strategic orientation also on Foreign Policy pic.twitter.com/x2Erc8xAsi
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 16, 2023
Përfaqësuesi i BE do të realizojë takime intensive me krerët e vendit lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Borrell do të jetë i shoqëruar edhe nga komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi.