Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi
Unifromat blu bëjnë me dije se Nazmi Liçi dhe Ambri Sinakoli, banues në Elbasan, ka djegur mjetin e 23-vjeçarit të identifikuar si Jorgo Zhidro.
Ngjarja është zbardhur nga vetë Zhidro, por vend që 23-vjeçari të drejtohej pranë policisë, ai ka marrë peng 37-vjeçarin Liçi, të cilin e ka futur me forcë në mjet dhe në bashkëpunim me dy persona të tjerë e ka dhunuar dhe e ka bërë për spital.
Në pranga është vendosur Liçi, Zhidro dhe Sinakoli, ndërsa dy të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë zbardhur ende, janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vetëgjyqësia”, tre persona në pranga, dy në kërkim. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur disa javë më parë, ku dy persona i vunë zjarrin një automjeti.
Vihet në pranga edhe pronari i automjetit, si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pasi morën me forcë në automjet dhe goditën me sende të forta, njërin nga shtetasit që dyshohet se ka djegur automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Elbasan, pas njoftimit për djegien e një automjeti, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan, kanë organizuar punën për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit.
Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, se djegia e automjetit ishte e qëllimshme, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vetëgjyqësia”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
Nazmi Liçi, 37 vjeç dhe Ambri Sinakoli, 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim;
Jorgo Zhidro, 23 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit U. G. dhe A. Zh., për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore të kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit Nazmi Liçi dhe Ambri Sinakoli, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit Jorgo Zhidro.
Pas djegies së automjetit, shtetasi Jorgo Zhidro me vetëgjyqësi, në bashkëpunim me shtetasit U. G. dhe A. Zh., kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë goditur me sende të forta, shtetasin Nazmi Liçi i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjeti tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi N. L., si dhe disa aparate celulare.
Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.