Shtet i atij që s’thuhet

Nga Ylli Manjani

Nuk kam ndërmend të recitoj vjershën rutinë të dhimbjes që shkakton burgimi një nëne të re me fëmijë 10 ditësh.

Nuk kam ndërmend as t’i kërkoj Bajram Efendiut të lexojë Kushtetutën e të falë zonjën. Ka harxhuar shumë energji duke kërkuar eskorta protokollare në perëndim, aty ku shtetasit e tij kërkojnë azil!!!

As t’i kujtoj kompetencën ligjore apo të ftoj të bëjë detyrën publike Ulsi Manjës, s’kam ndërmend.

As me gjykatësit që mbajnë leksione nëpër salla hotelesh, ndryshe nga sa vendosin në sallat e gjyqit, nuk kam më nerva të harxhoj.

Me fytyrën dhe sjelljen ç’njerzore e deri edhe fashiste të drejtësisë së reformuar jam marrë mjaftueshëm dhe nuk kam ç’t’i shtoj më. Ata përditë provojnë ato që kam thënë.

Le pastaj të merrem me Suden e rrugës së Elbasanit, reforma e të cilës po jep frute të tilla.. Ja sa bukur po ecën reforma.

Yttt!

As të merrem me OJQ (entë) që shqyejnë fonde ende për të drejtat e grave e fëmijëve, nuk kam ndërmend.

Jam lodhur me këto gjëra.

Natyrisht do kisha patur shumë dëshirë që i nderuari Ismail Kadare, të bënte një hap shumë më të vogël për nënën e re të burgosur, sesa ç’bëri para disa vitesh për Nazime Vishën. Për këtë të fundit unë kam qenë zyrtarisht mbështetës i propozimit të Kadaresë.

Ne e falëm Nazimen, e cila mbahej në burg për shuuuuum më shumë sesa gjoba e papaguar e nënës së re!!

Po nejse. Këto gjëra nuk bëhen me të kërkuar.

Ama për një gjë jam i bindur si shumë të tjerë, se ky shtet nuk e do shtetasit e vet. Ky shtet i burgos dhe i largon shtetasit e vet.

Ky shtet kriminalizon me zor shtetasit e tij.

Çdo orë që zonja kalon në burg është akuzë e rëndë për këtë shtet kriminel.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *