Thanë se u pezullua/ Atdheu: U largova nga “Për’puthen”, për të mos u bërë pjesë e llumit

Dje, në nisje të emisionit “Për’puthen”, moderatorja Bora Zemani njoftoi se Atdheu është pezulluar për një kohë të gjatë nga programi. Por duket se kjo nuk është e vërteta, pasi Atdheu ka sqaruar fansat e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se është larguar me dëshirën e tij për të mos u bërë ‘pjesë e llumit’ siç e konsideron ai.

“Të dashur miq! Më vjen keq për shumë info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet, por nuk do të munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi: Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t’u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!”, shkruan Atdheu.

“Për’puthen” ishte plot supriza dje, pasi Elvisi mori vendimin të largohej nga emisioni. Pas debatit të ashpër me Antonelën për shkak të puthjes me Atdheun në prapaskenë, akuzave të forta të Arjan Konomit dhe situatës së tensionuar, Loco e pa të arsyeshme të ndërpriste rrugëtimin e tij në “Për’puthen”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *