Sa harxhojnë shqiptarët për mesazhet që u dërgojnë banorëve të “Big Brother VIP?”

Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ surprizohen prej disa kohësh nga ndjekësit e tyre, të cilët i dërgojnë mesazhe të ndryshme së bashku me emoji. Ata kanë mundësi që t’i dërgojnë një mesazh duke përdorur aplikacionin ‘Big Love’.

Mirëpo, kjo e ka një kosto e duhet thënë se nuk janë dhe aq lirë. Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro.

Por, me shtimin e shumtë të përdoruesve, janë rritur edhe çmimet. Kështu, ato variojnë nga 10 deri në 200 euro.

Çmimet:

10 euro- një gotë verë

20 euro- një zemër

50 euro- shampanjë

100 euro – kurorë

199 euro- luan

Dhuratat kanë çmime të tjera

Edhe pse qytetarët harxhojnë para dhe kohë për t’i dërguar mesazhe banorëve të preferuar, ka dalë zbuluar se produksioni nuk nxjerr mesazhet e vërteta por i bën enkas.

Në disa raste provokon edhe banorët, duke përcjellë mesazhe ngacmuese që mund të hapin debat.

Rasti i cili u bë publik pak ditë më parë ishte mesazhi i një djali për Kiarën.

Ai tregoi se produksioni ka ndryshuar fjalët e tij dhe “është tallur me paratë e popullit”.

“Mesazhi që i kam dërguar Kiarës ka qenë një çokollatë me këto fjalë që kam shkruar poshtë. Më vjen keq, por produksioni tregoi edhe një herë që është duke u tallur me lekët e popullit”- shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *