Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa e ka quajtur vendim të drejtë, atë të marrë sot nga KAS për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit me emrin e Enkelejd Alibeajt.
Në një dalje për mediat, Sefa shtoi gjithashtu se mos regjistrimi i PD nga KQZ ishte në kundërshtim me ligjin dhe sipas tij kjo u vërtetua sot pasi KAS rrëzoi vendimin e Celibashit.
“Ishte e pambështetur në ligj dhe dispozitat e Kodit Ligjor. Interpretimet nuk mund të bëhen në kurriz të ligjit, komisioneri duhet të jetë i pavarur. KAS mori një vendim të drejtë që për më shumë se 10 ditë u mohua. Ky është një moment për të filluar punën për fushatën zgjedhore që është në derë”, tha Sefa.