Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të regjistruar PD-në në zgjedhjet e 14 majit.
Në një postim në rrjete sociale, Bardhi shkruan se qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Duke u nisur nga kjo, Bardhi ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi për krijimin e këtij ngërçi, teksa shton se ai është shpallur “non-grata” nga ana e PD-së.
“Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet”, shkruan Bardhi.