Në përfundim të seancës së sotme plenare, ka nisur edhe votimi. Ndryshe nga herët e tjera, sot vihet re një bashkim votash mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për disa ndryshime ligjore.
Për ligjin për “Integrimin” kanë votuar pro 110 deputetë, asnjë abstenim. Por me 101 vota pro ka kaluar edhe “Kodi Rrugor”.
Pjesë në votim kanë marrë edhe deputetët që përkrahin ish-kryeministrin Sali Berisha, si kryetar të Partisë Demokratike. 101 vota pro ishin edhe për marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut.