“Lefter Alla, narkomani i Bulqizës” Berisha: E arrestuan se nuk largohej, donte…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës, i cili u kap nga SPAK pas abuzimit me një tender rreth 2 milionë euro. Komentet ai i bëri gjatë prezantimit të kandidatit të tij për bashkinë e Lushnjës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai e cilësoi Allën “narkomanin e Bulqizës” dhe tha se ai u arrestua për shkak se dëshironte të rikandidonte në atë post.

“Arrestuan mbrëmë për një tender 2 milionë euro, narkomanin e Bulqizës. A e dini pse e arrestuan. Sepse nuk pranoi të largohej dhe donte të kandidonte patjetër. Dhe këta i mbanin dosjen. Ja ku e keni kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall tokë truall për të vjedhur paratë. Burgosen vartësit por jo ai kryesori. Tendera sekrete, bëhen vetëm për ndonjë problem të shërbimit të fshehtë ose të prokurorisë së përgjithshme.

260 tendera sekrete ka bërë ajo që rri në krah të Ramës, 260 vjedhje. Dhjetra e dhjetra tendera i fiton baxhanaku i Ramës që me ligj nuk duhet të marrë pjesë në tendera, ka një ligj. A do vazhdojmë në këtë mënyrë? Prandaj dhe Shqipëria bëhet tokë e mallkuar” – u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *