Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet e reja në Kodin Rrugor. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor bëri me dije se një nga ndryshimet prek shoferët e rinj që pajisen me patentat të kategorisë B.
Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale DPSHTRR njofton se të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KW/TON në 2 vitet e para pas marrjes së lejes së drejtimi.
Pra, ata nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride.
Makinat e mëposhtme janë brenda kufijve:
Fiat 500 1.0 70 kf Hybrid Connect
Ford Fiesta 1.1 Titanium 75 kf
Renault Twingo 22 kWh Zen
Citroen C3 1.2 PureTech 83 kf
Fiat Panda 1.0 Hybrid 69 kf
Hyundai i20 1.2 MPI 84 kf
Kia Rio 1.2 84 kf
Lancia Ypsilon 1.0 Hybrid 70 kf
Mazda2 1.5 75 kf
Opel Corsa 1.2 75 kf
Renault Clio 1.0 SCe 67 kf
Seat Arona 1.0 EcoTSI 95 kf
Toyota Aygo Connect 1.0 VVTi 72 kf
Një masë e tillë është bërë e domosdoshme për të shmangur aksidentet e rënda.