Një sulm me armë ka ndodhur në Austin të Teksasit këtë të shtunë.
13 persona janë plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.
6 prej tyre janë dërguar në spital dhe 4 të tjerë për trajtim mjekësor.
Autori është në arrati, por policia ka dhënë një përshkrim të tij dhe i ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg vendngjarjes.
Nga ana tjetër dyshohet që një bandë të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, por motivet janë ende të paqarta.
/Priza.al/