Bordi i Karburanteve kundër interesave të qytetarëve”, Kushtetuesja dëgjon sot palët

Prej orës 10:00 po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca e dytë dëgjuese për kërkesën e 29 deputetëve të Partisë Demokratike për të shfuqizuar Bordin e Karburanteve.

Dy javë pas rrëzimit të Bordit të Ushqimeve, Gjykata Kushtetuese më 9 mars zhvilloi seancën e parë ballafaquese.

Përfaqësuesi ligjor në seancë i grupimit të deputetëve të opozitës, Marash Logu, argumentoi para trupës gjykuese se kushtet, argumentet dhe baza ligjore me të cilën u miratuan aktet normative me fuqinë e ligjit marsin e vitit të shkuar për ngritjen e Bordit, përveç se janë antikushtetuese, cënojnë konkurrencën në treg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *