Hyri për të vjedhur, por i bie infarkt; hajduti në Itali shpëtohet nga pronari

Në përpjekje për të vjedhur një shofer automjeti në Brescia të Italisë, një 45-vjeçar tunizian pësoi një infarkt. Ai u shpëtua pikërisht nga njeriu që po grabiste, i cili kur pa hajdutin që ishte keq, kërkoi ndihmë. Fatmirësisht aty pranë po kalonte një infermier që i dha ndihmën e parë.

Hajduti i ishte afruar automjetit të parkuar dhe kishte shfryrë njërën gomë me thikë. Personi pa e ditur se çfarë po ndodhte mori mjetet për të ndërruar gomën.

Në momentin që ai nisi të ndërronte gomën, tuniziani iu afrua duke i marrë çantën dhe celularin e lënë përtokë, dhe në përpjekje për t’u larguar u ndje keq.

Tashmë hajduti ndodhet në spital i ruajtur nga agjentë policie, por në gjendje të mirë shëndetësore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *