Qetsori-Luizit: Kam qenë pjesë e skemës së Oltës me dëshirën time

Marrëdhënia mes Olta Gixharit dhe ish-fituesit të ‘Big Brother’, Qetsor Ferunajt, është e pakuptueshme. Herë janë miq e herë ‘rivalë’ në lojë. Në një bisedë me Luizin dhe Armaldon, Qetsori ka thënë se Olta ka menduar që ai është i manipulueshëm dhe se i ka folur me shenja. Ai shtoi se i ka lënë asaj të mendojë që e ka ‘joshur’ dhe se Olta ka bërë disa gabime kundrejt tij.

Megjithatë shumë fansa të BBV mendojnë se kjo mund të jetë një skemë e Oltës dhe Qetsorit.

Biseda:

Qetsori: Nuk i jam afruar me strategji, thjesht për ti ndenjur afër, për ti dhënë një forcë shpirtërore, por jo të më ngatërrojë mua me ndonjë që njeh. Ajo më ngatërroi disa herë me ndonjë që ajo njeh, e do qesharak muhabetin, ta marrë si të dojë. Kjo gjë do ta penalizojë me mua në vazhdim.

Luizi: Me gjithë atë vrull që i’u afrua Qetsorit, ashiqare thashë kjo është nisur me idenë ta afrojë pastaj ta djegë.

Qetsori: Jo për të më përdorur, të më djegë. E ka dashur këtë që në momentin e parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *