Përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, ka reaguar lidhur me lëshimin e një urdhri arresti për Vladimir Putin nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës. Lideri rus akuzohet për krime lufte.
“Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullim e Ukrainës. Ky është vetëm fillimi i mbajtjes së Rusisë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë në Ukrainë” – deklaroi Borrell.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë. Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi.