Kërkesa për një tjetër koalicion është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në shkresën e firmosur që mban datën e 13 marsit, katër partitë opozitare kanë formuar koalicionin e quajtur “Aleanca”:
Aleanca Demokratike me kryetar Eduart Abazin,
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin,
Aleanca Barazi dhe Drejtësi Europiane me kryetar Valentino Mustakën
Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë
Partia udhëheqëse e koalicionit do të jetë Aleanca Demokratike.
Ky është koalicioni i tretë i dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit. Deri më tani, është dorëzuar koalicioni ‘Bashkë-Fitojmë’ ku pjesë janë Partia e Lirisë, Partia Demokratike nën drejtimin e Berishës, PBDNJ dhe PDK, si dhe koalicioni për këshillat bashkiakë “Aleanca Liberale e Djathtë” mes Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat.