Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Gramshit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Ende nuk bëhen me dije se cilat janë shkaqet e aksidentit.
Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit.