Ka filluar Kongresi i Partisë Socialiste me himnin kombëtar. Me mbërritjen e kryetarit dhe kryeministrit Rama, ka startuar Kongresi në 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.
Pas himnit, PS ka përgatitur një video dokumentar për fillesat e saj, krijimin dhe rrugëtimin e saj 30-vjeçar në politikën shqiptare. Figura të shquara si Namik Dokle, Arta Dade, Et’hem Ruka, Rexhep Meidani kanë rrëfyer kujtimet e tyre nga fillimet e PS.
Video dokumentari ka filluar me fjalimin e ‘fortë’ të Dritëro Agollit për reformimin e PPSH, dhe më pas me momentet më kyçe si zgjedhjet e 1996, viti i ‘errët’ 1997, burgosja e Fatos Nanos dhe zgjedhjet që pasuan më pas si brenda PS dhe në Shqipëri.
Për këtë kongres janë paralajmëruar surpriza, mesazhe nga kontribues dhe socialistë të vjetër por dhe miratimin e disa vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS.